Albspirit

Media/News/Publishing

Kuvendi i përgjigjet Kryeministrit për seancën e jashtëzakonshme

Kuvendi i është përgjigjur sot kërkesën së Kryeministrit për mbledhjen e Kuvendit për zhvillimin e një sesioni të jashtëzakonshëm.

Duke iu referuar kuadrit ligjor, Rama i kërkon Kuvendit që kjo sencë e jashtëzakonshme të mbahet të hënën në orën 18:00  që në mënyrë të tillë të votohen komisionet ad hoc të Vetting-ut dhe ministrat teknikë.

“Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, Kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës”, thekson Kuvendi.

Njoftimi i Kuvendit

Bazuar në nenin 74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm.

Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00.

Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me:

-Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave;

-Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;

-Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;

-Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.

Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, Kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës.

Please follow and like us: