Albspirit

Media/News/Publishing

Letër e hapur Voltana Ademit: Mos u fyej nga Rama-t, Havzi Nelën e varën në litar!

Nebil Çika

E nderuar Zonja Ademi! Kam ndjekur me neveri  fyerjet e kryeministrit Edi Rama ndaj jush si dhe reagimin tuaj fisnik, gjë që ka bërë e bën edhe diferencën historike, politike e sidomos gjenetike midis ju te dyve.  Në emër të antikomunisteve të përndjekur politike të Shqipërisë të garantoj mbështetjen morale e politike ne këtë përplasje publike me kryeministrin e rilindjes neokomuniste. Kur u folëm para dy javësh ne takim me  antikomunistët ne Shkodër shakasë sime “Më duket se ke kaluar majtas” ju përgjigje prerë: Mos ma thuaj këtë as për shaka, nuk ta pranoj! Me thëne te drejtën mu be qejfi nga përgjigja juaj. Kështu qëndro, mos i prano komunistët as për shaka.

Nuk duhet të ndjehesh e fyer nga shpifjet banale të hasmit ai, ata  atë punë kanë, madje fyerja është  gjeja me e vogël qe na kane bërë. Ju e dini mire si familje, fis cfare keni hequr nga ata për 70 vjet me radhë. Sigurisht qe Rama-t ju urrejnë ata janë komunistë, bij politike juridike e gjenetikë te atyre që varën, vranë, burgosën e persekutuan familjen tuaj  dhe mijëra të tjera në Shkodër dhe krejt Shqipërinë. Çfarë prisnit nga ta. A nuk thonë në Shkodër: Ç’len nga mica gjuan minj! Fyerjet janë maksimumi qe mund t’iu bëjnë sot juve dhe krejt shqiptarëve per shak te rrethanave politike, juridike e shoqërore, por te jeni te sigurt se po te kishin mundësi do te kishin bere shume me shumë. Ju dhe Shkodra e dini çfarë ju kanë bere paraardhësve të tu gjenetikë, shqiptarët e dinë qe një tjetër të ngjashëm me ju, Havzi Nelën,  e varën ne litar se kishte shkruar poezi kundër tyre. Rama nuk mund te sillet ndryshe me ju edhe sikur te dojë. Ai ka marrë përsipër te rilinde komunizmin, gje që po përpiqet ta beje me shume zell, ne te gjitha format komuniste, përfshi edhe këtë “demaskim” publik te “armikut te klasës” sipas stilit komunist te revolucionit kulturor kinez.  Ju jeni një zonjë e madhe gjenetike, race zonjash e zotërinjsh, brez pas brez ! Por Rama  nuk e njeh, nuk e pranon dhe nuk e durona ketë lloj zonjëlliku. Ai nuk ka njohur dhe nuk ka se si te njohe zonja si ju në jetën e tij. Ti e di, shqiptarët e dinë, që ai edhe  gratë e jetës se tij i trajton kështu, por kjo nuk ka lidhje me ju pasi ato nuk janë zonja gjenetike e as janë sjellë dot si te tilla. Kjo e lehtëson edhe me shume pozitën tuaj përballë harbutërisë gjenetike te kryeministrit.

E dashur Voltana!

Duhet te shqetësohesh shumë, une shqetësohem kur klasa jote, antikomunistet, fisniket, qytetaret e ndershëm te Shkodrës janë te pakënaqur me ty. Ky po është një problem i madh për në dhe një fyerje  e madhe për ju dhe atë qe përfaqësonin gjenetikisht, politikisht e shoqërisht arsyeja e vetme pse Shkodra fisnike e antikomuniste ju ka nderuar e  zgjedhur juve dy here  si deputete e si kryebashkiake, gje qe ju ve në obligim të madh politik e moral. Nuk e di ne biem dakord apo jo por une mendoj që Shqipëria është ende në “luftë  civile”,  e cila pa u ndëshkuar krimet e komunizmit nuk  mund te mbarojë. Kur te ndodhë kjo, me shpresë  Zotit sa me shpejt, pinjollet gjenetike te vrasësve te poeteve, harbut si ky qe përpiqet  t’iu fyej ju nuk do te kenë  shans te dalin ne publik e jo me te  bëhen kryeministra. Ka një debat, në fakt një konflikt historik ne këtë vend qe nga 1912 e ndoshta edhe me parë,  midis disa familjeve që  shiten e shkrinë pasuritë e jetët e tyre për te bere Shqipërinë  dhe disa te tjerave qe shesin e shkrinë Shqipërinë për te bere pasuritë e  tyre. Është  e sigurt qe ju  i takoni te parëve dhe ky fyesi juaj te dytëve. Kaq mjafton që mos ta konsideroni fare atë as  politikisht  e as shoqërisht edhe kur ju fyen. Si përfundim dua t’iu them juve të te nderoni fisniket siç e keni racën e serën  edhe ne komunikim publik apo përplasjen me  Rame-t gjenetike e politike te komunizmit. Ne përballjen me ta ne kemi një përparësi te madhe, fisnikërinë,  te cilën ta dhuron Zoti e nuk mund ta arrish dot me pushtet e para. Harbuti nuk ka asnjë shans te jetë i tillë e për me tepër me fyerje, apo me keq, me vrasje e varje në litar. Edhe një herë te garantoj mbështetjen time dhe te antikomunistëve shqiptare. Por kujdes! Rrini me ne! Me respekt,  Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës  Antikomuniste te të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Please follow and like us: