Përgjegjësia qytetare për alternativat e reja
Zgjedhjet e 25 qershorit të këtij vitit janë të rëndësishme, por për një arsye që nuk lidhet vetëm me kahun e votës. Në këto zgjedhje parlamentare Partia Socialiste kërkon spastrimin e politikës nga partitë e vogla, të cilat sipas ministrit të Financave të saposhkarkuar, Arben Ahmetaj, janë parti që premtojnë vende pune. Ahmetaj, hyrë në listat e deputetëve të PS në 2005 kur humbi dhe në 2009 në Korçë; ai predikon sot ambiciet e zhvillimit dhe të reformave politike e legjislative nga Kavaja, një vend ku PS katapultoi si kryetar Bashkie Elvis Roshin. Nuk është e vështirë të kuptohet se fjala është për LSI dhe jo vetëm, por që të penalizosh partitë e vogla duhet bërë me votë, jo me instrumentalizimin e sistemit.
PS e synoi këtë gjë në 2009, që imponoi këtë sistem elektoral që nuk arrin të korrigjojë me përfaqësim të rreth 200 mijë vota. Pra shqiptarët sipas Ahmetajt mund ta bëjnë të vlefshme votën duke votuar për PS ose PD. Ky është ezkekutim i pluralizmit dhe dekurajim për krijim forcash të reja. Dhe kjo deklarohet nga një njeri që nuk përfaqëson asgjë, “një gjel i krekosur majë plehut”.
Duhet theksuar se kjo përpjekje nuk po bëhet si refleks i votave, por e kundërta, si refleks i frikës se shumë vota shpërndahen në parti të tjera. Kësaj radhe PS ka me vete edhe PD në likujdimin e të drejtës për koalicione, duke i shtuar sistemit pengesë pas pengese, që nuk bën gjë tjetër veç ngadalëson disi dështimin e qeverisjes. Përndryshe, një qeverisje që shton votat nuk ka arsye pse të kërkojë manovra të tilla, të cilat ftojnë për një përgjegjësi të re për votën, madje për rithemelimin e saj. Çdokush që ka një minimum përgjegjësie dhe njohurie vetëm për partitë e vjetra nuk duhet të votojë, nëse nuk dëshiron që ta shohë vendin të burgosur nën qeverisjen e saj vetëm për shkak të sistemit elektoral. Në këto kushte nuk mbetet alternativë tjetër përveç “Sfida për Shqipërinë” ( numri 6 ne fleten e votimit) e cila duhet votuar masivisht për t’u dhënë si në Greqi, Itali, SHBA e Francë një mësim të mirë partive të vjetra, të zhgërryera në krim, korrupsion dhe marrjen peng të Shqipërisë./albspirit.com/