7 prefektët e rinj të Ramës
Pas ndryshimeve në Qeveri në nivel zv/ministrash, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar edhe ndryshime në qarqe, për prefektët. Pas futjes në listën e PS të emrave të disa prefektëve, kanë ardhur emrat që zënë vendet e lëna bosh. Në Prefekturën e Tiranës është emëruar, Admir Abrija, deri tani administrator i një prej njësive të Tiranës. Abrija me parë ka mbajtur poste drejtuese në Gardën e Republikës dhe në Policinë e Shtetit, ndërkohë që tani zëvendëson Sadi Vorpsin, i cili eshte i 17-ti i PS- së në Tiranë. Po ashtu, Ardit Kaja, ish deputet socialist deri në vitin 2005, është emëruar Prefekt i Dibrës.
Emërimet e reja
- Admir Abrija- Prefekt i Tiranës.
- Pandi Papando- Prefekt i Korçës.
- Vasil Bregu- Prefekt i Fierit.
- Ardit Demiri- Prefekt i Elbasanit.
- Emiljan Jani- Prefekt i Durrësit.
- Ardit Kaja- Prefekt i Dibrës.
- Valbona Zylyftari- Prefekt i Beratit.
Please follow and like us: