Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Rilindja, çadra dhe partia e Presidentit në një qeveri

Ben Blushi nisi fjalën e tij në Parlament mbrëmjen e sotme me një ironi drejtuar Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

“Nuk dua t’jua prish dasmën. Berishën dhe Ramën i keni të dy në qeveri”.

Kreu i LIBRA-s thumboi protestën e opozitës për “Republikën e Re”.

“Kjo është republika që doni. Ju që u futët për republikën e re, s’mrojtet asnjë kauzë”, deklaroi Blushi, teksa tregonte se PS, PD dhe LSI kanë ndarë qeverisjen në tre pjesë.

Marrëveshjen Rama-Basha, Blushi e cilësoi si pazar për bashkëqeverisje, ndërsa deputetëve të majtë iu drejtua duke i kujtuar se janë bërë si Sali Berisha.

“Nuk ka shqiptar që nuk kupton se ky është pazar për bashkëqeverisje Sot jeni si Saliu me Saliun. S’e meritonte Shqipëria këtë”.

Sipas Blushit, ky bashkim u formua për një qëllim të vetëm, për t’i shpëtuar reformës në drejtësi.

“Ju u bëtë bashkë për t’i ikur reformës në drejtësi. Basha kuptoi që cadra nukë shtë imunitet absolut nga reforma në drejtësi. Askush nuk del nga qeveria për t’u mbrojtur nga reforma në drejtësi. E sabotuat reforma në drejtësi”.

Sipas Blushit, kjo bashkëqeverisje nuk garanton asgjë, ndërsa tre parti në qeveri nuk mund të bëjnë drejtësi ndaj njëra-tjetrës.

“Bashkëqeverisje mizore që s’garanton asgjë. Kush beson që 3 palë në qeveri do bëjnë drejtësi ndaj njëra-tjetrës”.

Për Blushin, të votosh për Rilindjen merr Sali Berishën, ndërsa të votosh këtë të fundit merr Edi Ramën.

“Voto Rilindjen merr Saliun. Voto Ramën merr çadrën. Ky është dështim. Ky është batak që jeni zhytur”.

Sipas Blushit, standarti i krijuar ndëshkon votuesin por jo komisionerin dhe numëruesin, dhe kjo ndodh pasi komisionerët dhe numëruesit janë të “bashkëqeverisjes”. Në përfundim të fjalës së tij, Ben Blushi i uroi partive një bashkëqeverisje të mbarë.

“Keni krijuar një standart që ndëshkon votuesin por jo komisionerin dhe numëruesin. Kjo është republika e korrupsionit. Bashkëqeverisje të mbarë”.

Please follow and like us: