Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Sot u varros Republika e Re

Ben Blushi e ka quajtur ditën e sotme si varrosjen e Republikës së re ku njerëzit që i kanë bërë më shumë dëm Shqipërisë po krijojnë një qeveri së bashku. “Kjo është një qeveri e Rilindjes, çadrës dhe partisë së presidentit. Ajo nuk garanton asgjë, as për votim elektronik, as për financimin e fushatës, as për mbulimin mediatik të saj” ka thënë Blushi që ka shtuar se vetëm sot kryeministri ndejti mbi dy orë në ekrane. “Mbajeni mend 22 majin si ditën kur Rama, Berisha dhe Meta u bënë bashkë në qeveri dhe do bëjnë sërish zgjedhje pa qenë asnjëri në opozitë. Kush do një vend normal nuk mund të shkojë në 25 qershor për të votuar pro partive të kësaj qeverie”, ka thënë Blushi.

Please follow and like us: