Albspirit

Media/News/Publishing

Elmaze Nura: Me AAK për një Kosovë më të mirë

Në zgjedhjet e 11 qershorit, për herë të parë kam nderin të jem kandidate për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Falenderoj AAK-në dhe kryetarin e saj Ramush Haradinaj, kryeministrin e ardhshëm, për besimin që më kanë dhënë. Synimi im, është që të arrij të përfaqësoj sa më shumë zërin e sovranit, në parlament. Duke qenë e vetëdijshme se përgjegjësitë qeverisëse së shpejti do të jenë në duart e koalicionit tonë që pritet t’i fitojë zgjedhjet, besoj se ky përfaqësim do të jetë i dinjitetshëm, efikas dhe i dobishëm jo vetëm për votuesit e mi, por për qytetarët në përgjithësi. Na priftë e mbara! Për një Kosovë më të mirë, për të gjithë!

Please follow and like us: