Ministrat e rinj betohen te Presidenti, nisin nesër detyrat
Ministrat dhe zv.kryeministri i ri janë betuar sot në mbrëmje te Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kështu, ata do të nisin detyrën duke filluar nga dita e nesërme.
Pas votimit në Kuvend ditën e sotme, seancë që shënoi edhe rikthimin e opozitës pas 3 muajsh në Kuvend, ministrat e rinj shkuan te Presidenti ku edhe bënë betimin.
Votimi:
1- Zv.Kryeministre Ledina Mandia.
2- Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj 107 pro, 4 kundër, 7 abstenime
3- Ministër i Financave, Helda Vukaj 116 pro, 2 kundër, 3 abstenime
4- Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi 106 pro, 3 kundër, 5 abstenim
5- Ministre e Arsimit, Mirela Karabino 111 pro, 3 kundër, 3 abstenime
6- Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj 118 pro, 3 kundër, 4 abstenime
7- Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha 118 pro, 3 kundër, 2 abstenime.