Albspirit

Media/News/Publishing

PD i përgjigjet Ramës: Je braktisur nga socialistët

Pas akuzave të kryeministrit Rama pasditen e sotme nga Sauku, ka reaguar  Partia Demokratike.

PD thotë se Rama tashmë është braktisur nga të gjithë, madje edhe nga vetë socialistët.

Reagimi i Partisë Demokratike:

I zënë nën rrënojat e republikës së vjetër që u rrëzua nga bashkimi më i madh i qytetarëve që ka njohur vendi, Edi Rama lëshon thirrjet e fundit të një kryeministri në ikje, siç bëri dhe sot në Sauk.

Në të vërtetë, kjo është gjendja e një njeriu të braktisur jo vetëm nga qytetarët, por dhe nga socialistët.

Sepse, edhe socialistët e ndershëm, ata që nuk ishin asnjë ditë në këto 4 vite në skemën e trafiqeve, korrupsionit, te tenderave e koncesioneve, janë bashkuar me Republikën e Re.

Republika e Re është realitet tashmë, me 25 qershor ajo vjen në fuqi. Një republikë e qytetarëve me qytetarët për qytetarët.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nëse ju ka marrë malli  që të fillojë  nga e para historia e maturës apo arsimit të lartë që bëhet rrumpallë e  madhe shkoni votoni PD-në. Deri te ilaçet në spital, nuk janë spitalet tona siç ne duam të jenë por me si ishin janë dita me natën. Ne ja dolëm që t’i imponojmë PD dhe parlamentit,edhe ndryshimet kushtetuese për reformën dhe zhbllokimin e vettingut sot pas pak minutash, ja dolëm që PD të rikthehet ne zgjedhje. Duam që të gjithë qytetatët të votojnë.  Na shijon fitorja duke i mundur ballë për ballë. Ne nuk shkelëm kushtetutën, nuk u tallëm me popullin. Nuk jemi engjëj, larg qoftë por në sheshin e betejës politike jemi shqiptarët më të mirë.

Kështu që besoj se këtu në Tiranë ne meritojmë dhe s’kërkojmë asgjë më shumë se sa na takon  18 mandate.

Ata thonin  pse mos t’i bëjme zgjedhjet në shtator, nëntor, pse mos presim më shumë, këto janë muhabete që vetëm në oborrin e katundit të politkës shqiptare mund të bëhen, ambicja ime është ta ngremë mbi kopshtet e lali Erit nivelin, askush nuk mund ta marrë popullin për hunde, unë kam bindjen që çdo demokrat  arsyeshëm do na bashkohet.  Nuk jemi më të mirët por më të mirë nuk ka.

Please follow and like us: