Albspirit

Media/News/Publishing

Rama i kundërpërgjigjet Blushit: Nuk gjen pjesën e vet në tepsi, hipokrit që s’do të mësojë

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme parlamentare ka debatuar ashpër me kreun e LIBRA-s Ben Blushin, i cili e akuzoi se marrëveshja me Bashën është thjesht një tentativë për bashkëqeverisje.

“Veshja ime sot nuk është mungesë respekti, është modë dhe mesazh, për ata 1 milion njerëz që votuan këtë qeveri, që sot ta kuptojnë se kjo qeveri ëshët krejt tjetër nga ajo që sapo përshkroi deputeti më i mërzitur në këtë sallë.

Ajo që më ka ngjallur më shumë neveri, ka qenë se mbas marrëveshjes, një lumni e tërë personazhesh të katundit politik dhe mediatik u turrën për të hedhur baltë mbi këtë marrëveshje dhe s’gjetën mënyrë për ta bërë këtë se si për t’u marrë me byrekun, ballkanë, sultjashin, paçen, të tërhequr nga erërat dhe pangopësia e tyre, shumë kush hyn për të shpëtuar katundarët dhe punëtorët, për të qenë zëdhënës i të vërtetës, çuditërisht të gjithë  e tregonin se e vetmja gjë që i shqetësonte ishte se nuk gjenin vendin e tyre në tepsi.

Pavarësisht librave, Ben Blushi është një njeri që ka një lidhje shumë të fortë për tepsinë, persiston si zëdhënës, i privuar në pjesën e tij të tepsisë. Në fund është bërë jo një ndryshim në qeveri për të ndarë tepsinë.

Ministrat që sot janë votuar këtu, nuk kanë ardhur për të përfaqësuar PD por për të garantuar PD dhe PS si ministra teknikë në mbrojtje të zgjedhjeve.

Edhe sikur kurba e PD mos të hynte, ishte dhënë një urdhër për ndalimin e të gjitha shpenzimeve dhe gjitha procedurave të reja në gjithë kohën e fusdhatës, qeveria deri më 25 qershor do ishte thjesht një administratiori i të përditshëm ose rutina e mekanizmit shtetëror.

Së dyti, drejtorët Blush nuk zëvendësojnë drejtorët e mëparshëm as për tendera, koncensione, as për të prekur qoftë një petë të byrekut që t’i e sheh nga larg dhe të shkon goja lëng.

Që do të thotë Blush se është kurajo shumë e madhe që të fyesh inteligjencën tënde dhe të gjithë atyre që mundohesh ti përfaqësosh si pioneri i diçkaje të re, sipas teje, që të bësh gjithë këtë llogore, e ta mbyllësh me konkluzionin se këtu qenka bërë një bashkim kundër Reformës në Drejtësi.

Do ishin bërë me kohë, por as nuk e bëmë dhe as nuk po e bëjmë edhe sikur të duam se ka dy fuqi të tjera që na pengojnë, fuqia e popullit shqiptar dhe fuqia e partnerëve tanë, që siç e provon edhe kjo seancë, nuk ka asnjë shans që t’i hapë rrugë asnjë forme presioni që pengon Reformën në Drejtësi, sot zhbllokohet me Komisionet e Vettingut.

Është shumë e mjerë nga pikëpamja e mendjes, është mjerim që vjen nga telendizmi mendiori i njeriut që kujton se i di të gjithë, që kujton se ia kanë fajin të tjerët që nuk është në krye, ndërkohë që fajin e ka thjesht vetë.

Po të sjell në vëmendje që këtu the që dënohen zgejdhësit dhe jo numëruesit, është tipike për ty, je i paditur dhe je dembek që nuk ke asnjë vullnet t’i mësosh.

Mbi të gjitha je hipokrit me njerëzit që flet sepse ke frikë ti mësosh”, deklaroi Rama.

Please follow and like us: