Albspirit

Media/News/Publishing

Fake news, reagim i nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar sot në lidhje me një Fake news.

Në një deklaratë për mediat nga nënkryetari i PD-së, Spaho, thuhet se “një Fake news, po qarkullon si një lajm sipas të cilit në  aktivin e PD në Elbasan, paskam thënë se LSI dhe PDIU, do jenë partitë e vetme opozitare pas zgjedhjeve të 25 Qershorit. Tërësisht e pa vërtetë. Ajo që kam thënë është që LSI dhe PDIU do jenë parti në opozitë dhe PD do fitojë dhe do të qeverisë me aleatët e saj”.

Në vijim, Spaho shton se “Ndaj te gjithe mbeshtetesit tane te dhunuar e mashtruar keto vite nga partite e pazarit te vjeter jane te lire tashme te rikthehen ne shtepine e tyre Partine Demokratike, partine qe do te fitoje zgjedhjet me koalicionin e saj opozitar dhe bashkimin per Republiken e Re. Natyrisht e para qe do dale ne opozite do jete PS dhe Edi Rama”.

Please follow and like us: