Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Urithët…

E ardhmja është e pa sigurtë…, shqiptarët më në fund po bashkëpunojnë. Dhe si thonë, vërtet po qeverisin në Gjermani të majtët e të djathtët. Po atje është Gjermani, jo Shqipëri.
Këtu duhet opozitë. Dhe ta mendosh që katër a pesë ditë më parë ishin kaq të lumtur që po shkonin në zgjedhje moniste.
Dhe se ne nuk mund të bëhemi dot si Gjermania, se Gjermania është vite dritë larg. Edhe pse baballarët tanë shkuan në Kinë, Vietnam, Rusi. E kishim kollaj të kopjonim Kinën. Dhjetë here më larg se Gjermania. Tmerrësisht të vështirë t’i ngjajmë Gjermanisë. Modelit të suksesit dhe qeverisjes. Si thonë, nuk ka platformë. Çfarë u miratua, si vetingu, ligji shtypit, e drejta e votes, nënpunësit civil etj… nuk janë reforma, nuk janë platforma, nuk janë asgjë.
Pse reformë është vendi i punës me statut, me meritë.
Nuk quhet. Neve jemi të zot kur japim ca lekë dhe e blejmë. Pra për ne nuk është zotësi meritimi, por blerja.
Platforma janë sherri, dasimi, ndarja, vrasjet, korrupsioni, rrënimi. Dhe ca studio me nga tre a katër kokrra që shpallen nderi i kombit, e marrin medalje të tjera, si frymatorë të dasimit. Ne nuk e durojmë dot kompromisin, bashkëpunimin, jemi alergjik. Na mbysin tështimat. Kjo ndodh me urithët, krijesat e botës së nëntokës. Ata sapo nxjerrin kryet sipër, tështijnë. I tremb drita. Ne nuk e durojmë dot bashkëpunimin, pasi bashkëpunimi dhe bashkëqeverisja vdesin alternativat.
Përkundrazi, eshtë shanci i madh që në fushata si kjo duhet të shpalosen projektet politike. Eshtë koha e konkurimit të tyre. Po ne nuk kemi faj, kemi kaq vjet që vetëm me projekte nuk konkuruam. Po me fotomodele motelesh, kostumesh, droge, fyerje, sharje, vrasje etj… Dhe asnjëherë me projekte. Me projekte punon Gjermania. Projekti ynë i vetëm është dasimi, përçarja. Sepse kështu sundon, kështu dominon, kështu largojmë përditë e më shumë shqiptarët nga Shqipëria.
Një lakoni e tërë, jo sikur të jetë pranverë, e prag vere, por ajo koha gri midis janarit e shkurtit. Griiiiiiiiiiiii e tërë. Sa keq, u zbut koha. Sherr vëlla, sherr se nuk na quhet. Reformat nuk bëhen bashkë, por vetëm. Gjynah gjëmë e madhe, dolën pa punë nja 100 llapaqenër.

Please follow and like us: