Albspirit

Media/News/Publishing

Ngushtohet laku për Gruevskin, nën hetim për tri çështje të reja

Ngushtohet më tej laku për ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe disa prej anëtarëve kryesorë të partisë së tij (VMRO-DPMNE). Një ditë më parë prokurori special nisi procedurat kundër tyre për korrupsion për tre çështje të tjera dhe kërkoi ngrirjen e pasurisë së VMRO-DPMNE, ku përfshihet edhe selia e partisë, i njohur ndryshe si Pallati i bardhë i VMRO-DPMNE,  i kritikuar në media për luksin e tepruar.

Selia ku është strehuar VMRO-DPMNE është një ndërtesë e kushtueshme disakatëshe në qendër të Shkupit, e cila përfundoi dy vjet më parë. Orenditë luksoze dhe dekori i saj ka qenë shpesh objekt i kritikave dhe komenteve në media. Dy prej këtyre tri çështjeve të reja lidhen me financimet e paligjshme të VMRO-DPMNE-së, hetime për pastrim parash në ndërtimin e “pallatit të bardhë” në periudhën 2009-2015, si dhe dhënien e ndërtimit të dy autostradave një kompani kineze edhe pse kishte pasur oferta më të ulëta.

I dyshuari kryesor në këtë çështje është ish-kryeministri, Nikolla Gruevski. Tri rastet e reja i shtohen një seri çështjesh të tjera të korrupsionit, shpërdorimit të pushtetit dhe shkeljes dë detyrës, siç deklaroi dje në një intervistë për gazetarët Prokurorja Speciale, Katica Janeva.