Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Trump dhe vizita e tij në Vatikan

Presidenti amerikan Donald Trump takohet të mërkurën në Vatikan me Papa Françeskun.

Kjo do të jetë ndalesa e fundit e tij në njërën prej qendrave të tre feve monoteiste.

Dy të parat, Arabia Saudite dhe Izraeli – ishin të mbushura me simbolizëm, ceremoni dhe histori.

Por siç njofton korerspondenti i Zërit të Amerikës, vizita në Vatikan do të jetë më e shkurtër, më pak zyrtare dhe më e vështirë:

Arabia Saudite i rezervoi një pritje madhështore presidentit amerikan, i cili zgjodhi qendrën e islamizmit si ndalesën e parë të udhëtimit të tij jashtë vendit. Në Izrael, ai vuri në kokë jarmulkën hebraike, kur preku Murin Perëndimor në Jeruzalem.

Pastaj, ndërsa kishte në krah kryeministrin Benjamin Netanyahu, ai foli me shpresë për mundësinë e një marrëveshje paqeje mes feve.

“Kam dëgjuar se kjo është një prej marrëveshjeve më të vështira të të gjitha kohërave. Por unë kam ndjesinë se kemi për ta realizuar”- tha Presidenti.

Vizita në Vatikan, ndryshe nga vizitat në Lindjen e Mesme, lidhet më tepër me pajtimin. Gjatë fushatës presidenciale, Papa shtroi pyetjen në se plani për murin kufitar ishte në përputhje me vlerat kristiane.

“Një njeri që mendon vetëm për të ngritur mure kudo qofshin ato, në vend të urave lidhëse, nuk është i krishterë”.

Trump iu përgjigj Papës:

“Është e turpshme për një udhëheqës fetar të verë në pikëpyetje besimin e dikujt. Unë ndjehem krenar që jam i krishterë”.

Por javën e kaluar, gjatë kthimit të tij në Romë nga Portugalia, Papa ofroi degën e ullirit.

“Ka gjithmonë dyer të hapura, ne duhet të kërkojmë dyer që të paktën të jenë gjysëm të hapura, të hyjmë atje, të bisedojmë për gjërat e përbashkëta dhe, hap pas hapi të shkojmë përpara”.

Takimi në Vatican shihet më tepër si një mundësi për fotografi në publik dhe si një shans për të dy udhëheqësit që t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet, thotë komentatori Jerome Socolovsky:

“Unë mendoj se ekziston një mirëkuptim i përbashkët, se gjatë fushatave fjalët thuhen ose për të siguruar vota, ose nganjëherë në moente zemërimi. Prandaj unë mendoj se si Donald Trumpi, edhe Papa, ndoshta do ta lenë mënjanë të shkurarën dhe do të bisedojmë për çështje që sot janë të rëndësishme”.

Taikimi në Vatikan është në plan të zgjasë për më pak se një orë. Pastaj Presidenti Trump shkon në Bruksel, për t’u takuar me udhëheqësit e NATO-s dhe më pas në Siçili, për takimin e G7-ës, ndalesa e fundit e udhëtimit të tij 9-ditor jashtë vendit.

Please follow and like us: