Albspirit

Media/News/Publishing

Si e nis ditën e parë të punës Ministrja e re e Mirëqenies Sociale, zbulohet urdhri që ka firmosur

Ministrja e re e Mirëqenies Sociale Xhuljeta Kërtusha e ka nisur ditën e saj të parë të punës, duke firmosur një urdhër. Kërtusha ka firmosur shfuqizimin e urdhrit të ish-ministres Olta Xhaçka, duke marrë kopetenca për prokurimet publike. Në këtë dokument, Kërtusha ka firmosur tenderin e parë me vlerë 880 mijë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për një prokurim për katër automjete të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, të cilave siç duket u ka mbaruar siguracioni. Në fakt, kryeministri Edi Rama pati deklaruar se ministrant teknikë nuk do kenë kopetenca për të firmosur urdhra të tillë dhe do merren vetëm me procesin zgjedhor, por siguracioni i makinave duket cështje që përbën përjashtim nga rregulli.

kertusha 1

Please follow and like us: