Anonime: Pilivricka
Ka ditë, javë, kohën e ke zënë me mua.
Veshjen pas trupi shtrënguar, cicat përpjetë
Nga palestra vijat e vitheve holluar
Në pink flokët llakuar
Ç’ke kështu, veç më takon..
Jam ishi yt, dikur m’i dhe duart me neveri.
Mos prap, mos të ra në kokë për mua përsëri?
Në facebook më çon foto intime, kiss you, poezi…
Plasin telefonatat si bombat në mëngjes
Para e pas buke më fton të vij,
Rrugës më prek në shpinë padashje
Me gjoks ma shpon supin në rastësi,
Më përqafon kur bëjmë selfie
Unë si dru rri.
Është hakmarrja ime:
Nuk mund ta duroj një dhënie të re duarsh
Të kam dashur, ende të dua shumë ty
Por t’ më neveritësh sërish, një ferr,
Një dejavu.
Vajzë në kohë lirie
E jeton pa kufij, pa rregulla lirinë tënde,
Ta jep truri, shkon te tjetri dhe kthehesh
Ta thyen zemrën me shkelm.
S’di hapje mbyllje dyersh
Ti je një shko-e-vij. Dikush thotë je kuçkë,
Po jo: je pilivri, je një pilivri.
S’ke zemër, ke një balonë blu a gri
Në elektricitet afinitetesh
Ti kërcen nga plus në minus pa dashuri
Je një flutur që i pëlqen vetja
Kërcen, i rrotullohesh
Vetes balonë në ajri.
Të shoh: përpëlitesh për mua, për një ish,
Është hakmarrja ime. Si dru rri.
Si mackë më përqallesh
Deri sa te tjetri
nga boshi në bosh
Në ajër elektrik të kërcesh si veri
Pa rregulla, pa dhembje, pa kufij
Pilivri, pilivri.