Bledian Koka: Neveri për portalet e majta kundër ministrave teknikë
Dalee, daleee…
Sulmi i paprecedente qe portalet afer te majtes dhe gjithmone larg te vertetes kane ndermarre ndaj ministrave teknike te qeverise Rama, eshte ne kufijte e neverise dhe qesharakes. Eshte ne kufijte e neverise pseudo-lajmi se Ministri i Shendetesise paguan 300 mije euro per shkollimin e vajzes ne Oksford dhe te mos thuash te verteten qe vajza ne fjale ne fakt ka fituar bursen 90% nga vete universiteti, dhe se per kete deri edh fisi i saj eshte pyetur se çfare muzike degjon. Per me teper, me ministrin e ri teknik merren po ato media qe heshten per 4 vjet mbi ark-engjellin e vdekjes se Shendetesise dhe te Kristi Mazes bashke, nje fare Ilir Beqja po iu kujtohet. Eshte qesharake nga ana tjeter qe po te njejtat media merren me medaljet dhe karrieren e Ministrit aktual te Rendit, duke e shpotitur sesi do ta luftoje ai kanabisin dhe blerejn e votes ne Shqiperi, dhe kete e bejne pikerisht ata media qe mbyllen sy, veshe e hunde ndersa e keqja lulezonte ne gjithe Shqiperine, por nuk harruan kurre te hapin xhepat me zarfet qe u shperndaheshin nga Ministri i meparshem i Rendit. Dhe mund te vijoj te jap kunder-argumenta per pseudo-argumentat qe po prodhohen çdo dite nga keto te mjer-media qe u eshte mbyllur rrubineti i furnizimit me pare per mashtrim, dhe tani po shkruajne edhe rreshtat e fundit te kusurit qe u kishte mbetur pa kthyer, por sigurisht qe barra dhe qiraja jane te paperputhshme mes tyre…
P.S…Dhe per hir te repsektit per zonjat, nuk po bej krahasimin mes ish ministres e Arsimit dhe asaj te tanishmes si dhe evladeve perkatese… if u know what i mean 🙂