Klube të mëdha kërkojnë Sadikun, gati klubi i ri…
Armando Sadiku nuk do të luajë në sezonin e ardhshëm te Lugano, por as te Zyrihu që zotëron kartonin e tij. Të dy klubet duan të përfitojnë ekonomikisht nga shitja e futbollistit të përfaqësueses shqiptare ndaj u kanë bërë të ditur pretendentëve për të se mund ta transferojnë sulmuesin.
Me 9 gola në vetëm 14 ndeshje të luajtura, Sadiku është një prej sulmuesve më rezultativë në elitën e futbollit zviceran dhe kjo ka bërë që të gjithë të jenë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij, shkruan Panorama Sport. Pak ditë më parë u përfol për një interesim të Bazelit rreth sulmuesit të përfaqësueses shqiptare. Sot, në listën e skuadrave që dëshirojnë Sadikun, është shtuar edhe emri i St. Galen.
Ky klub në fakt ka në radhët e tij një bomber shqiptar, Albian Ajetin, por ky i fundit shihet si një objektiv i merkatos së Bazelit. Ndaj për të zëvendësuar 20 vjeçarin i cili ka shënuar 10 gola në këtë sezon, St. Galen është gati të hyjë në garë për Sadikun.