Milani pranë transfertës së vitit, super-sulmuesi e pranon ofertën
“Milani në ‘pole position’ për të transferuar Alvaro Moratan”. Ky është titulli hapës për ditën e sotme nga e përditshmja spanjolle “Marca” (media pranë Real Madridit) e cila ka zbuluar se “Rossonerët” janë kandidatët më të mundshëm për blerjen e sulmuesit spanjoll.
Për shkak të hapësirave të limituara 24-vjeçari do të largohet nga “Santiago Bernabeu” ndërsa pronarët e rinj të Milanit nuk do të kursehen financiarisht për një lojtar cilësor si Morata i cili ofron garanci në repartin e sulmit, shkruan “Calciomercato.com”.
“Marca” gjithashtu raporton se edhe Morata është tunduar shumë për të bërë lëvizjen në “San Siro”, pasi atij i është garantuar një vend titullari.
Nga ana tjetër, “Marca” beson se Morata do të ishte i gatshëm të pranonte edhe një pagë më të ulët në Itali vetëm të luajë si titullar.
Mbetet për t’u parë nëse Madridi do të jetë i hapur për këtë shitje dhe nëse ata do të kërkojnë më shumë se 60 milionë euro.