Albspirit

Media/News/Publishing

Përfitonte nga artistët, pezullohet drejtori i Cirkut, Kujtim Dumi

Pas publikimit në emisionin “Stop” në të videoskandalit, ku drejtori i Cirkut Kombëtar, Kujtim Dumi përdor trupën e artistëve për aktivitete private kundrejt pagesave në euro, Ministria e Kulturës e ka pezulluar nga detyra. Një nga artistët e cirkut thotë se Dumi nuk i paguan ata për aktivitetet që kryejnë jashtë cirkut. “Nëse merresh me mua pa drejtorin jemi në rregull, pasi nëse futet drejtori i cirkut do të kërkoje më shumë dhe ne nuk do të na paguajë se do i marre për vete.”

Në kameran e fshehtë, një qytetar takoi drejtorin për një aktivitet privat, i cili do realizohej në Durrës. Gjatë bisedës, Dumi i kërkon qytetarit 700 mijë lekë të vjetra për ta angazhuar trupën e cirkut, që përfshin, akrobatë, xhongler, klloun për aktivitetin e tij në Durrës. Qytetari e paguan në dorë drejtorin e cirkut. Gjatë bisedës Dumi pranon se ka përdorur artistët edhe ne aktivitete te tjera jashtë institucionit që ai drejton.

Please follow and like us: