Albspirit

Media/News/Publishing

Dhjetor 2016/ Kur Majlinda Bregu bënte thirrje për kompromis politik për integrimin

Ka filluar countdown-i i përballjes me reformat e thella dhe të dhimbshme: luftë kundër kulturës së pandëshkueshmërisë, luftë kundër përfshirjes së krimit në politikë, luftë kundër shkatërrimit të standarteve zgjedhore.

Ne nuk negociojmë dot kushtet që na vendos Europa, qofshin ato 5, 7 apo kushedi sesa do të shtohen gjatë rrugës, por ne mund të negociojmë me njëri tjetrin si shqiptarë për Shqipërinë, dhe të formulojmë një qëndrim kombëtar, ku domosdoshmërisht plotësimi i detyrimeve që janë para nesh sot të vendosura nga BE, të shpallen interesi kombëtar i shqiptarëve, pavarësisht datës kur BE do të hapë negociatat.

***
Deklarata e plote!

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE, dje për herë të parë ka nxjerrë në një deklaratë për shtyp rezultatet e takimit, dhe jo konkluzione të dakordësuara unanimisht, dhe pse kjo nuk ka lidhje vetëm me Shqipërinë.
Që procesi i integrimit Europian është bërë me një milion të panjohura, e që vetëm momentumi i Shqipërisë, edhe në qoftë i mirë nuk mjafton për një vendim unanim, tashmë është e qartë. Shqipëria miraton shumë ligje, por zbaton pak prej tyre! Prej asaj cka Këshilli bëri publike dje është e qartë se Shqipëria ka 1 kryedetyrim për të zbatuar që është ligji i Vetingut, plotësimin e prioriteteve të tjera për hapjen e negociatave, dhe me rëndësi jetike është shpëtimi i politikës nga bashkëjetesa me krimin, pra zbatimi i ligjit të dekriminalizimit i cili do të ishte një garanci më shumë edhe për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Por nëse mbledhja e Këshillit u mbyll pa vendim, dhe ne presim kur do të na vijë rradha tjetër për t’u diskutuar duke mos u marrë ndërkohë me problemet reale, si krimi, droga, korrupsioni, që e mbajnë Shqipërinë ende larg anëtarësimit, ne sbëjmë gjë tjetër vecse e dëmtojmë vetë procesin.
Problemet e brendshme të BE ka kohë që projektojnë më shumë paqartësi për procesin e zgjerimit. Situata në BE nuk është në periudhën më të përshtatshme për ne, por të mos qenit agresiv për zbatimin e detyrimeve do të na bëjë edhe më të papërshtatshëm, edhe rastin më të vështirë. Nëse qeveria do të zgjedhë të bindë Europën vetëm me retorikën e fjalëve, dhe e përditshmja do të tregojë të kundërtën, kjo do të na kushtojë më tepër.
Në pavëmendjen Europiane sot për zgjerimin, ne le të dëshmojmë që reformat janë për Shqiptarët dhe jo për datën kalendarike të anëtarësimit. Fuqia tranformuese e këtij procesi qëndron te vullneti i një qeverie për të zbatuar detyrimet dhe për të qenë kah standardeve europiane. Shqipëria nuk ka axhendë të ndryshme të krahasuar me atë të një vendi europian, por zbatimi i ligjit, rezultatet bindëse në luftën kundër krimit, korrupsionit, respektimit të të drejtave të njeriut, zgjedhjet me standard europian dhe kompromisi politik, do të përcaktojnë kalendarin real të negociatave.
Nuk kemi qenë ndonjëherë të përkëdhelurit e Europës dhe e kemi përballur procesin në cdo hap si sfidë, nga nënshkrimi i MSA, liberalizimi i vizave, marrja e statusit të vendit kandidat, pse jo dhe anëtarësimi në NATO, por çdo vonesë nga ana jonë, qoftë apati apo mungesë vullneti politik, është si ta dëmtosh procesin me duart e tua.
Ka filluar countdown-i i përballjes me reformat e thella dhe të dhimbshme: luftë kundër kulturës së pandëshkueshmërisë, luftë kundër përfshirjes së krimit në politikë, luftë kundër shkatërrimit të standarteve zgjedhore.
Ne nuk negociojmë dot kushtet që na vendos Europa, qofshin ato 5, 7 apo kushedi sesa do të shtohen gjatë rrugës, por ne mund të negociojmë me njëri tjetrin si shqiptarë për Shqipërinë, dhe të formulojmë një qëndrim kombëtar, ku domosdoshmërisht plotësimi i detyrimeve që janë para nesh sot të vendosura nga BE, të shpallen interesi kombëtar i shqiptarëve, pavarësisht datës kur BE do të hapë negociatat.
Me gjithe respektin per Kohën e Brukselit e të vendeve anëtare, shqiptaret jo për faj të tyre kanë humbur shumë kohë. Ndaj le të ulemi sot në shenjën e kompromisit politik, të gjejmë rrugën dhe nxitjen së brendshmi për të plotësuar detyrimet që sot janë para nesh. E di se gjithëkush po mendon tani se të gjitha këto do të mbeten fjalë sepse Shqipëria bëhet gati të hyjë në fushatë zgjedhore, por pikërisht edhe për këtë arsye që integrimi europian të mos përdoret e keqpërdoret gjatë fushatës zgjedhore, në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, po përsëris sot publikisht thirrjen për përcaktimin e vizionit tonë kombëtar afatgjatë për procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!
E duam Shqipërinë si gjithë Europa, është ëndrra prej 26 vitesh e shqiptarëve, dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë më shumë përvec se të jemi shërbëtorët e tyre në këtë proces.

Postuar në Facebook në 14 dhjetor 2016

Please follow and like us: