Albspirit

Media/News/Publishing

Evi Reçi, moderatore e një emisioni në Itali

Ajo është një nga këngëtaret e cila ka korrur sukses në tregun muzikor shqiptar por  tashmë karriera e saj ka marrë një tjetër drejtim. Duhet të themi që ajo nuk e ka lënë pas muzikën dhe fjalën  e kemi për Evi Reçin, e cila vitin e kaluar u bë pjesë e gazetës prestigjioze “La Repubblica” e pak muaj më parë publikoi këngën, “In My Room”.

Por këtë herë Evi Reçi nuk është ndalur me kaq. Për  Blitz.al, këngëtarja ka treguar se tashmë është moderatore e emisionit radiofonik “Si Stava Meglio Quando Si Stava Peggio” bashkë me dy aktorët e humorit italian Andrea Muzzi dhe Bruno Santini. Sipas këngëtares  emisioni transmetohet në radio “Fiesole”, ku komentohen ngjarje nga aktualiteti të miksuara me humor.

Por ka treguar edhe detaje të reja. Sipas Evi Reçit  brenda vitit mund të ketë një emision tërësisht të sajin, po në këtë radio, por që shumë shpejt mund të bëhet pjesë e televizionit “Toscana TV”.

“Plani më i afërt është ai i një emisioni ku do të jem vetëm, në radio “Fiesole”. Do të jetë një emision që do të transmetohet në darkë, i tipit class/lounge, e sigurisht do të ketë edhe muzikë. Por po punohet që emisioni të kalojë edhe në televizionin “Toscana Tv” me përkrahjen e drejtorit të Cecchi Gori Group, që është produksioni më i madh kinematografik italian”, shprehet Reçi.

Image may contain: 1 person, smiling

Image may contain: 1 person, closeup and indoor

No automatic alt text available.

Please follow and like us: