BE kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë
BE-ja kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë, pavarësisht tensioneve të forta mes Brukselit dhe Ankarasë, theksuan krerët e saj pas një takimi në Bruksel me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Ne kemi diskutuar për nevojën e bashkëpunimit, ngrita çështjen e të drejtave të njeriut në qendër të diskutimeve”, komentoi presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pas një takimi në të cilin morri pjesë edhe presidenti i Komisionit, Jean Claude Juncker.
Juncker zhvilloi gjithashtu një takim ballë për ballë me Erdoganin, pas këtij takimi trepalësh, theksoi një zëdhënëse e Komisionit.
“BE-ja dhe Turqia duhet dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojë. Çështje madhore me interes të përbashkët janë diskutuar dhe detajuar në një atmosferë të mirë dhe konstruktive”, shtoi ajo.
Dje, Erdogani i kishte kërkuar sërish BE-së “të marrë një vendim mbi çështjen e aderimit të Turqisë, duke i kërkuar qç vendi i tij të mos trajtohet si një lypës në portat e Evropës”.