Macron përsërit ambicien për rithemelimin e Evropës
Presidenti francez, Emmanuel Macron rikonfirmoi sot, në praninë e kryeminstrit belg, Charles Michel vullnetin për rithemelimin e Evropës.
“Jam zgjedhur më 7 maj nga populli francez, në bazë të një projekti që ishte zgjerimi evropian, duke fituar përballë përpjekjeve të shumta për tkurrjen dhe shkatërrimin e Evropës”, deklaroi Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin belg.
“Pra, është pikërisht kjo ajo që synoj të ndërmarr. Do ta bëj këtë për të cilën u zgjodha në Francë”, premtoi ai.
“Kjo do të thotë të kesh një Evropë dhe veçanërisht një zonë euro që funksionon mirë. Gjë që përmirëson kuadrin kushtetues, por gjithashtu funksionimin e përditshëm. Ky rithemelim evropian, që do të ndërmarrim së bashku, do të jetë përgjegjësi e gjeneratës tonë”, theksoi presidenti francez përkrah Michel, një liberal frankofon.