Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel i kërkon Erdoganit lirimin e gazetarit gjermano-turk

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi sot presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan lirimin e korrespondentit të gazetës gjermane “Die Welt”, Deniz Yucel, i burgosur në Turqi që prej fundit të shkurtit, një prej shumë burimeve të tensionit mes dy vendeve.

“Gjatë takimit të saj me Erdoganin në Bruksel, kancelarja kërkoi sërish një trajtim konform me shtetin e së drejtës për shtetasit gjermanë të burgosur dhe në veçanti lirimin e Deniz Yucel”, njoftoi Kancelaria në një komunikatë.

Please follow and like us: