Negocioi për marrëveshjen Rama-Basha, reagon për herë të pare Hoyt Brian Yee
ëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka reaguar për herë të parë sot lidhur me marrëveshjen Rama-Basha të arritur më 18 maj mbështetur në paketën “McAllister+”.
Ai ishte negociatori që arriti të bëjë bashkë Ramën dhe Bashën, takime që do të sillnin më pas një marrëveshje, e që sot shpreh kënaqësinë për këtë marrëveshje.
Yee shprehet se suksesi i takon liderëve të vendeve që ishin të afta të ndërmarrin vendime të vështira, duke u ndalur konkretisht tek opozita shqiptare dhe tek kryeministri Rama.
“Suksesi i takon liderëve të vendeve që ishin të afta të ndërmarrin vendime të vështira, qoftë Maqedonia, ku presidenti Ivanov vendosi t’ia japë mandatin koalicionit në Parlament që ka mazhorancën, në mënyrë që t’i hapë rrugë formimit të qeverisë, por edhe opozita në Shqipëri që ndërmorri një vendim të guximshëm për të ndryshuar qëndrimin e saj duke vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet që u shtynë. Por këtu përmedim edhe Ramën, të cilit iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm për të bindur opozitën të kthehej. Kjo është shumë fitimprurëse për vetë Shqipërinë dhe situatën shqiptare.”, mësohet të ketë thënë negociatori Yee.