Arrihet marrëveshja mes Bashës dhe Mediut
Partia Republikane ka arritur një marrëveshje politike me kreun e PD-së, Lulzim Basha për të qenë pjesë e listës.
Lajmi është konfirmuar nga disa burime të partive opozitare, siç u mësua më parë, Mediu është takuar me kreun e PD-së për herë të dytë në selinë blu, ku me sa duket kanë rënë dakord.
Lulzim Basha priti kreun e PR-së, Fatmir Mediu para dy orësh në zyrën e tij, në funksion të arritjes së një marrëveshje për të dalë në një sigël, atë të PD-së.
Ndërkaq nuk dihen ende detajet e marrëveshjes dhe se sa do të ketë PR-ja të përfaqësuar në listat e PD-së.
Please follow and like us: