Elmaze Nura: PDK-AAK-NISMA është koalicioni i lirisë
Sot në Mitrovicë! #42
Zgjedhjet e 11 qershorit janë një mundësi e mirë, për t’ua dhënë besimin atyre që kanë dëshmuar se punojnë për qytetarët e Republikës së Kosovës, që sjellin vlera dhe e rritin cilësinë e legjislaturës së re. Ngado që shkojmë në takime me elektoratin, është më se e qartë se kush do t’i fitojë këto zgjedhje parlamentare. Disa e quajnë koalicioni i luftës, por PDK-AAK-NISMA është koalicioni i lirisë dhe duhet t’i përshpejtojë proceset e nisura. Ka ardhur koha, për të hedhur hapa seriozë përpara, me një lidership të ri në krye të shtetit, me Kuvend më përfaqësues dhe një politikë që vë interesin publik në rend të parë.
Please follow and like us: