Albspirit

Media/News/Publishing

Gjovalin Kadeli, deputetit që u nda sot nga jeta

Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme. Ai vuante nga pankreasi akut. Mësohet se deputeti i Lezhës ka ndërruar jetë në një spital në Itali, ku ishte shtruar që prej muajit mars.

JETËSHKRIMI i 53-vjeçarit:
Edukimi:

Fakulteti Juridik “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Fakulteti i Shkencave Shoqërore: dega Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Veprimtaria profesionale:
1985-1989: Drejtues (agronom i mesëm) në Ndërmarrje Bujqësore, Lezhë.
1989-1991: Kryetar i degës furnizim-shpërndarje N.B. Treshe.
1994-2005: Biznesmen.
2005-2009: I punësuar në kompanine SH.R.S.F.

Veprimtaria politike:
1991: Anëtar i Partisë Socialiste.
2000-2005: Anëtar i Kryesisë së PS-së, Lezhë.
2005: Kandidat për deputet i PS-së (zona 14)
Kryetar i Partisë Socialiste, Lezhë.
Anëtar i Asamblesë Kombëtare të PSSH-së.

Zgjedhur në:
Legjislatura: VII, VIII
Qarku Lezhë.

Gjovalin Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.

Pas largimit të LSI-së nga koalicioni me PD-në, ai i dha votën Berishës për të mbajtur qeverinë. Si shpërblim Berisha e futi në listat e PD-së. Pas marrjes së mandatit të deputetit nga PD, Kadeli u largua drejt LSI-së.

Please follow and like us: