Turqi, më shumë se 4 000 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar
Më shumë se 4 000 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar në Turqi pas grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik dhe i gjithë personeli i trupës gjyqësore i është nënshtruar hetimit për të përcaktuar lidhjet e mundshme me puçistët, njoftoi sot ministri i Drejtësisë.
“Më shumë se 4 000 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak të lidhjeve të tyre me rrjetet guleniste”, konfirmoi ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag
“Nuk ka asnjë gjyqtar apo prokuror që nuk i është nënshtruar hetimit”, theksoi ai.
Qeveria turke ka ndërmarrë dënime të pazakonta pas përpjekjes për grusht shteti mp 15 korrik, atribuar Fethullah Gulenit, një predikues i vendosur në SHBA dhe që Ankaraja e akuzon për infiltrim të intitucioneve turke me ndihmën e një rrjeti të gjerë besimtarësh.
Gulen ka hedhur poshtë çdo përfshirje në puçin e dështuar të shtetit.