Albspirit

Media/News/Publishing

Uashingtoni përjashton zbutje të sanksioneve ndaj Rusisë

Uashingtoni përjashton mundësinë për të zbutur sanksionet që shënjestrojnë Rusinë për rolin e saj në krizën ukrainase, deklaroi sot një këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump në vazhdën e samitit të G7-ës në Taormina, në Itali.

“Nuk do të ketë zbutje të sanksioneve. Nëse duhet bërë diçka, ne mendojmë me shumë gjasa të jemi më të ashpër me Rusinë”, deklaroi këshilltari ekonomik i Trump, Gary Cohn, që kishte lënë të kuptohej më parë se SHBA-ja nuk kishte ndryshuar qëndrimin e saj për këtë çështje.

Please follow and like us: