G7 nuk arrin marrëveshje me SHBA për klimën
Liderët e G7-ës pranuan ditën e sotme mungesën e kompromisit për një marrëveshje të mundshme me SHBA-në në luftën kundër ngrohjes klimatike dhe do të dalin me një prononcim zyrtar në deklaratën përfundimtare, njoftoi presidenca franceze.
“SHBA është në proces rivlerësimi të politikës së saj në fushën e klimës, të gjashtë shtetet e tjera të G7 do të rikonfirmojnë angazhimin e tyre në favor të marrëveshjes së Parisit marrë shkas nga ky qëndrim amerikan, pohoi një përfaqësues i delegacionit francez të G7-ës.
Burime evropiane konfirmuan gjithashtu se deklarata përfundimtare do të evidentonte mungesën e një qëndrimi të përbashkët mes SHBA dhe gjashtë shteteve të tjera anëtare të G7-ës.
Klima dhe tregtia ndërkombëtare përbëjnë dy shtyllat kryesore të qasjeve të kundërta mes SHBA dhe partnerëve të saj të G7 (Britani e Madhe, Gjermani, Francë, Kanada, Itali, Japoni) të mbledhur që prej së premtes në Taormina, në Siçili.