Ish-ministrja e Berishës sulmon Bashën për përjashtimin e Topallit
Ish-ministrja e Integrimit në qeverinë “Berisha” dhe ish-deputetja demokrate e Shkodrës, Arenca Trashani duket se nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e kryedemokratit, Lulzim Basha për të hequr Jozefina Topallin nga listat e kandidatëve.
Në një reagim të shkurtër në “Facebook”, Trashani nuk e kursen ironinë ndaj Bashës kur shprehet se largoi nga Parlamenti pikërisht personin që sipas saj mori kurajon të iniciojë dekriminalizimin.
“Personi që mori kurajon të iniciojë dekriminalizimin u shpërbly me nxjerrjen nga Parlamenti! Krenare për ty mikja jeme, Jozefina Topalli”, – shkruan Trashani në “Facebook”.
Please follow and like us: