Albspirit

Media/News/Publishing

A ka më më vend Berisha mes deputetëve të PD?

Për Sali Berishën nuk është surprizë fakti që për herë të parë në historinë e PD-së ai do e shohë veten të renditur aq poshtë në hierarkinë e listës së demokratëve (i shtati në Tiranë). Kjo me siguri që është bërë në konsensus me Bashën dhe me miratimin e padiskutueshëm të liderit historik. Madje ai vetë e deklaroi në intervistën e fundit në “Studio e hapur” se as nuk di se ku do t’a caktojnë, as nuk do të jetë bartës i ndonjë liste, duke lënë kështu të kuptohet se ai i ka lënë dorë të lirë pasardhësit të vet.

Por, ploblemi me Berishën është se listat e 2017 janë një çrënjosje e pamëshirshme e trashigimisë së doktorit.

Nga ato janë larguar themeluesit PD si Imami, Ruli, Selami një boshllëk që nuk mund ta zëvendësojë rikthimi çuditshëm i Tritan Shehut.

Po ashtu janë larguar edhe aradha e atyre që u etiketuan si qëndrestarët e opozitës 1997-2005 me Topallin, Boden dhe Patozin.

Prej tyre u larguan edhe pothuajse gjithë ministrat më jetëgjatë të qeverisjes së dytë të Berishës si Ruli, Bode, Bregu etj

Pra, po të shikohen me vëmendje, listat Basha kanë zhbërë tre breza të trashigimisë së Berishës.

E vetmja gjë berishiste që ka fituar është ideja që kur je në vështirësi së pari duhet të eleminosh kundërshtarët potencialë.

Po a ka kuptim që Berisha të identifikohet vetëm me këtë vlerë dhe të vazhdojë të qëndrojë fillikat në listat e parlamentit të ardhshëm, kur gjithçka rreth tij është tashmë tokë e djegur?

Kjo është pyetja që shtrohet sot përpara liderit demokrat. (Lapsi.al)

Please follow and like us: