Kreshnik Spahiu i përlotur pas vendimit të Bashës për ta lënë jashtë listave
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” largimin nga politika.
Vendimi i tij i vështirë erdhi pasi Lulzim Basha nuk e përfshiu në listat e sigurta të deputetëve të PD-së, sikundër përfshiu krerë të partive të tjera aleate me opozitën.
Siç shihet në fotot që sjell Lapsi.al Kreshnik Spahiu është përlotur për një moment.
Ai tha se kryetari i Partisë Demokratike e kishte prerë në besë. Në një gjendje të rënduar emocionale ai i kërkoi ndjesë mbështetësve të tij që i kishin besuar për kaq shumë kohë.
Please follow and like us: