Ndryshon Juridiku, bëhet 5 vjet. Rregulla të reja për pranimet
Studimet për drejtësi kthehen në pesë vjeçare. Ndryshimi i sistemit ndodh që vitin e ardhshëm akademik.
Ndërkohë dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës shpjegon edhe kriteret e reja të pranimit.
Per t’u diplomuar si jurist studentet duhet te perfundojne pese vite shkollim universitar. Fakulteti i Drejtesise vitin e ri akademik del nga sistemi 3+2 i Bolonjes dhe nis me programin e integruar.
Gjithashtu kane ndryshuar edhe kriteret e pranimit. Lendet me zgjedhje te shkolles se mesme te cilat mund te mos ishin ndjekur nga gjimazistet nuk jane me kusht per te nisur studimet ne fakultetin e drejtesise.
Nderkohe auditoret po pergatiten per te pritur me shume studente. Dekani Hoxha flet per 750 kuota te lira nga 640 qe ishin vitin e shkuar ndonese vetem 610 prej tyre u plotesuan.