SHBA, rritet presioni mbi Shtëpinë e Bardhë për çështjen ruse
Presioni është në rritje mbi Shtëpinë e Bardhë, përfshirë në rastin e ndërhyrjes ruse në presidenciale amerikane. Dhëndri i Donald Trump është nën hetim nga FBI-ja, ku ish-drejtori i shkarkuar nga presidenti pritet të dëshmojë së shpejti para Kongresit.
“Washington Post” konfirmoi dje në mbrëmje se Jared Kushner i kishte kërkuar gjatë një takimi me ambasadorin rus Sergueï Kisliak në Trump Tower më 1 dhe 2 dhjetor, para marrjes zyrtarisht të funksioneve të Trump, që të mundësohej një kanal sekret komunikimi me Kremlinin. Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flynn ishte i pranishëm.
Kisliak i befasuar nga ky propozim, ia kishte përcjellë Kremlinit, vijon gazeta.
Shtëpia e Bardhë refuzoi të prononcohet, Trump përfundon këtë fundjavë turin e parë presidencial jashtë vendit.
Biznesmeni i zgjedhur në postin e këshilltarit të presidentit në politikën e jashtme, Kushner 36 vjeç është bashkëshorti i Ivanka Trump, vajza e preferuar e Trump.
Nëse ai është në skedarin e FBI, Post ashtu si dhe media të tjera amerikane theksojnë se kjo nuk është as objektivi kryesor i zvarritjes së hetimit federal dhe aq më pak i dyshuar për ndonjë krim.
Sipas televizionit NBC, policët besojnë se Kushner ka informacione të rëndësishme.