Albspirit

Media/News/Publishing

Venera Lumani: Venus, emri im artistik!

Brunilda Gorovelli

Venera Lumani vjen në treg me këngën e saj më të re “Venus”. Këngëtarja tregon për suplementin e gazetës “Shekulli” se kënga quhet Venus pasi është edhe emri i saj artistik. Por, jo vetëm kaq! Më Venerën jemi ndalur edhe tek marrëdhënia e saj me partnerin Lind Islami. Ajo rrëfen se si raporti profesional edhe ai personal është shumë i mirë, e raporte të tilla të falin kënaqësi. “Jashtë punës çdo gjë është në vijë dhe e bukur. Jemi një çift që bashkëjeton në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë këngëtarja. Kjo e fundit ndalet edhe tek dy qytetet e saj Struga dhe Shkupi, të cilët i kujton me mall. Venera tregon se edhe pse nuk i viziton shpesh i do pafund dhe si i mungon çdo gjë nga to.

“Venus” është kënga juaj më e re…

Po, e re fare…

Çfarë domethënie ka titulli “Venus”?

“Venus” është emri im artistik dhe njëkohësisht edhe fjala përmbledhëse që shpjegon të gjithë tekstin.

 Kënga në dukje e trishtë, por ka një videoklip plot ngjyra…

Unë këtë këngë e konceptoj si diçka shumë të fuqishme që u dedikohet vetëm femrave të forta të cilat dashurojnë edhe kurrë nuk ju kthehet.

Përse  zgjodhët të vinit  me një stil  të tillë  në prag të verës?

Mendova se duhej të sjellë diçka artistike para se të vij me një këngë ritmike verore.

Ju bashkëpunoni në muzikë dhe me partnerin tuaj, Lindin. Si është të punosh  me njeriun e zemrës?

Kënaqësi, plot hare dhe shumë zënka (qesh).

Ndërkohë raporti juaj jashtë muzikës, si janë Venera dhe Lindi?

Jashtë punës çdo gjë është në vijë dhe e bukur. Jemi një çift që bashkëjeton në mënyrën më të mirë të mundshme.

Cili nga ju të dy mërzitet më së shumti apo i mbet  më shumë hatri?

Jemi të ngjashëm në këtë pjesë, askush nuk mërzitet dhe s’ka ngelje hatri. Jemi njerëz të rritur, s’më duket normale që ketë kësisoj situatash mes nesh.

Venera jeni nga Struga, si është raporti juaj me këtë quhet?

Unë jam nga Struga, por në Shkup kam jetuar një kohë të gjatë. Me të dy qytetet mbart kujtimet më të mira. Tanimë nuk shkoj shpesh, por e dua pafund.

Çfarë ju pëlqen më shumë nga Shkupi?

Çdo gjë, shkolla, shoqëria, rrugët…

Raporti juaj me familjarët, sa kohë kaloni me to?

Aq sa kam mundësi, por mundohem koha ime e lirë të jetë vetëm për to.

Përveç kohës që kaloni me familjen, çfarë bëni tjetër në kohën e lirë?

Më pëlqen të bëj sport dhe të relaksohem. Edhe lexoj sepse më pëlqejnë librat…

Si janë fundjavat për ju?

Punë, koncerte dhe plot angazhime!

 

Kush është Venera Lumani?

Venera ka lindur në fshatin Ladorisht të Strugës më 16 qershor 1991. Mësimet fillore ai i kreu në vendlindjen e saj. Duke parë dëshirën e pasionin e madh për muzikën, prindërit e regjistrojnë Venerën që 5 vjeç në shkollë të muzikës, kështu që lidhja e saj me këngën është bërë e pandërprerë. Ka ndjekur shkollën e mesme për Kanto në Tetovë, dhe më pas studimet për muzikë në Fakultetin e Muzikës në Shkup.

Nga instrumentet muzikore njeh pianon dhe kitarën. Pasionin për këtë të fundit e ka trashëguar nga babai i saj i cili është kitarist i grupit “Shekulli i Dreqit”, Menderes Lumani . Venera Lumani, është fituesja e edicionit të dytë të spektaklit më të madh shqiptar “The Voice of Albania” – Top Channel. Aktualisht ajo është prezente në tregun muzikor shqiptar me këngë të ndryshme, por gjithashtu edhe me koncertet apo aktivitete në Tiranë dhe jashtë saj.

Please follow and like us: