Albspirit

Media/News/Publishing

Fotoja e Gramoz Ruçit, “relike” në muzeun e torturave të Sigurimit

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dje në inaugurimin e Shtëpisë së Gjetheve, një muze që risjell shtëpinë që përdorej për përgjim dhe tortura në kohën e komunizmit. Nuk mund të kalojnë pa u vënë re në Shtëpinë me Gjethe, mjetet që përdoreshin për të torturuar ata që përndiqeshin nga Sigurimi, në foton më poshtë.
muzeu sigurimit1Por ajo që bën përshtypje është se mes fotove të Shtëpisë me Gjethe, Ministria e Kulturës nuk ka ngurruar të vendosë foton e Gramoz Ruçit.
“Piramida e varësisë partiake dhe administrative” shkruhet mes fotove të Gramoz Ruçit, Feçor Shehut, Aredin Shyti etj.
muzeu sigurimit2Ish-sekretar partie, ish-Ministër i Brendshëm, Gramoz Ruçi është sot në krye të grupit parlamentar të PS dhe numri dy i partisë më të madhe në pushtet. Fotot u publikuan nga gazetari Mariglen Mërtiri.
Please follow and like us: