Albspirit

Media/News/Publishing

Rikthehet “Ju raftë kanceri në grykë”. Ja çfarë thotë këtë herë

Kandidati për deputet i Aleancës Demokristiane për qarkun e Gjirokastrës Hazbi Kasaj, ka shpjeguar sërish programin e tij elektoral nëse qytetarët do ta votojnë dhe do vijë në pushtet.

I njohur për mallkimet që i bën qytetarëve nëse se votojnë, këtë herë ai thotë se do të kërkojë nga parlamenti të votohet një ligj i cili autorizon autoritetet t’i presin penisin burrave.

Më tej ai shprehet se do të hapen shtëpi publike dhe nëse burrat nuk shkojnë në shtëpi publike por tentojnë të bëjnë tradhëti bashkëshortore, atëhere do t’i pritet organi gjenital.

Në intervistën dhënë për gazetarin Aran Xhani, Kasaj shkon më tutje duke thënë se nëse zgjidhet deputet do të ngulmojë për miratimin e këtij ligji në parlament.

 

Please follow and like us: