Shokon Ervini me deklaratën e tij, rrëfehet dhe për Sidritën
Ervin Zyfi, modeli 28-vjeçar, thekson se eksperienca në “Big Brother 9” ishte një gjë shumë e bukur. Në shtëpinë ku çdo dimension të jetës e jetoi me dinamizëm, duke filluar nga romanca me Sidritën deri te sherri me Damianon, Ervini ka provuar në ekran një nga rolet e jetës para se t’i hyjë botës së kinemasë, që është ambicia e tij. Bruni shtatlartë, që e kemi parë në klipe muzikore apo sfilita mode, rrëfen marrëdhënien e re në distancë me Sidritën tani që nuk janë më të dashur.
Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother 9”, si ka vazhduar jeta jote. Ke marrë ndonjë ofertë si model apo ndoshta në politikë?
Politika nuk më intereson. Sa për model kam qenë dhe mendoj se tani duhet të shikoj ndonjë gjë tjetër për veten, pasi ka djem të rinj që dalin përditë, ndaj ua kam lënë atyre stafetën.
Konflikti me Damiano Agalliun ishte ai që nxehu pak gjakrat brenda shtëpisë. Pas daljes së tij nga loja, çfarë mund t’i thuash në sy nëse përballeni?
I kam lënë të gjitha brenda lojës. Nuk mendoj se më ka ngelur gjë pa i thënë. Tashmë ka mbaruar.
Brenda në shtëpi ishit çift me Sidritën. A vazhdon romanca juaj jashtë kamerave dhe si është të ruash një marrëdhënie dashurie në distancë?
Me Sidritën kemi një marrëdhënie të mirë shoqërore. Nuk kemi plane.
Si do ta komentoje Sidritën tani që loja ka përfunduar? Bëni plane bashkë për të ardhmen, qoftë edhe për nisjen e një bashkëjetese meqë jeni larg?
Sidrita është një vajzë shumë e mirë. Planet në të ardhmen i flasim si shokë, por secili në aspektin personal.
Me sa keni folur, do të vazhdojë ajo të jetë pranë modës dhe televizionit?
Sidrita ka një punë që e lidh me jetën e modës, por ambiciet e saj nuk mund t’i shpjegoj unë.
Ke interes apo kuriozitet ta ndjekësh “Big Brother” tani që s’je pjesë e lojës dhe cilët do të veçoje si çiftet më të forta?
Nuk kam kohën e mjaftueshme për ta ndjekur “Big Brother”, sepse koha që kalova aty brenda më la pas me punët e mia personale. Olsi me Fioren më duken më të fortët.
Në shtëpi krijove aleancë me Olsin. A vazhdon ta mbështesësh tani dhe a është ai personi që duhet ta fitojë lojën?
Nuk ishim aleatë, thjesht mirëkuptoheshim dhe krijuam shoqëri. Normale që dëshiroj ta fitojë Olsi “Big Brother”-in.
Po nga vajzat, cila të duket më dinamike në lojë dhe që mund të fitojë edhe pa nevojën e partnerit në krah?
Për mua, Fiorentina ka moshën dhe pjekurinë e duhur për ta menaxhuar situatën edhe vetëm.
Të ishe pjesë e “Big Brother” ishte një eksperiencë e mirë, apo një eksperiencë e keqe?
Patjetër që ishte një eksperiencë shumë e mirë.
Pasi nuk fitove dot 100 milionë, cili është plani yt numër dy për të fituar milionat në një tjetër mënyrë?
Nuk ishin qëllimi im kryesor 100 milionët, por nëse do të fitoja, patjetër që do të më lumturonte.