Albspirit

Media/News/Publishing

Akuza e fortë e Topallit për Bashën: Më kërcënoi krimi, PD më la vetëm

E pyetur nga gazetarët nëse kishte ambicie për postin e kryetares së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka mohuar.

Por si njeriu i parë që përmendi në parlament emrin e Mark Frrokut të akuzuar për vrasje, Jozefina Topalli përmendi në konferencë sot një akuzë të fortë, për Lulzim Bashën. Ajo tha se kishte marrë kërcënime për denoncimet që kishte bërë por reagimi i selisë blu kishte qenë i vonuar.

“Ne kemi qenë bashkë kur kam denoncuar krimin në parlament. Ndonjëherë e kam ndjerë veten të vetmuar. Por kjo s’ka pas rëndësi. Kur kam denoncuar drogën, nganjëherë parë reagimin nga selia, të vonuar. Por kjo nuk ka pas rëndësi për mua. Rëndësi për mua ishte të thoja atë që ndjeja, të bëja detyrën në emër të qytetarëve që më kanë votuar, pavarësisht se merrja edhe kërcënime. Jo zonjë! Nuk synoj asgjë. PD më ka thënë çdo gjë dhe unë jam mirënjohëse deri në fund. Nuk ka në Shqipëri një grua që të ketë pasur kaq sukses në karrierë sa Jozefina Topalli. Por mua më dhemb shpirti. Nuk mund ta shoh PD aty ku e ka çu dhe ku e ka zyrtarizu, Lulzim Basha, thjesht dhe vetëm për axhendën e tij, për të cilën unë turpërohem

Please follow and like us: