Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Patozi: Përse u takova me Topallin, Boden, Imamin, Bregun dhe demokratë të tjerë?

 

 

U bënë ca ditë që kafja nuk na kushton me 100 lekë, por ndoshta 100 fish më tepër, me këdo që ta pimë. Këtë po mendoja tani kur u ktheva në shtëpi dhe pashë në media aq shumë lajme dhe spekulime mbi një takim mes meje, Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Majlinda Bregut, Keltis Krujes, Dash Sulës etj.

Është shumë e vërtetë që kemi qenë bashke sot, siç ka shume mundësi që nesër e në vazhdim te ketë shume më tepër kontakte dhe komunikim mes kolegësh të grupit parlamentar të PD, por jo vetëm. Se partia jonë dhe e djathta janë shumë më tepër se aq. Është pjesë e jetës, e punës dhe e përditshmërisë sonë, se jetojmë në Tirane. Ndaj me duket i ekzagjeruar gjithë ky amplifikim edhe pse e kuptoj që ethet e fushatës e nxisin ngritjen e temperaturës politike në Shqipëri.

Sa për teoritë e konspiracionit është, jo vetëm fenomen shqiptar, se shtypi është i prirur që edhe aty ku nuk gjenden, ai t’i krijojë. Ndaj për të shmangur çdo keqkuptim mund të them më dy fjale se me koleget kemi ndarë shqetësimin e përbashkët se Partia Demokratike, për shkak të udhëheqjes se gabuar, ka rrëshqitur në shtigje dhe panjohura dhe të rrezikshme, dhe se ajo duhet të kthehet sa më parë që të jete e mundur në shtratin e saj. Prej te cilit, sipas meje, është larguar tmerrësisht shumë dhe se nuk ka asnjë shans të mos kthehet.

Por ndërkohë, kam bindjen se sot që po flasim, ne jemi në fushate dhe betejën e vetme dhe më të rëndësishme e kemi me kundërshtarin përballë, i cili është Partia Socialiste dhe Edi Rama.

Ndaj, duke besuar fort në kauzën tonë, deri më 25 qershor duhet të qëndrojmë në mbështetje të çdo demokrati dhe të Partisë Demokratike.

Please follow and like us: