Albspirit

Media/News/Publishing

Balli Kombëtar i kërkon kandidatit të Vlorës tërheqjen nga gara

Telashet për kreun e opozitës, Lulzim Basha sa vijnë e shtohen pas zyrtarizimit të listës së kandidatëve për deputetë. Sot Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat, i kërkon kandidatit të saj Adriatik Alimadhi të tërhiqet nga gara, pasi sipas tyre është e papranueshme që ai të jetë i pozicionuar në listë pas Vangjel Dules. Përmes një deklarate ata e cilësojnë listën e Bashës si “lista e turpit”, ndërsa i rikujtojnë vjedhjen e votave në vitin 2013 që sipas tyre kanë bërë komisionerët e PD-së. Më poshtë deklarata e plotë:

Drejtuar: Kryetarit te Partise Balli Kombetar Z. Adriatik Alimadhi.

I nderuar kryetar, duke respektuar kontributin tuaj, qendrueshmerine tuaj dinjitoze ne perputhje te plote me programin dhe statutin e partise ne si Partia e Ballit Kombetar dega Vlore kemi vleresuar dhe ne menyre te ndershme dhe dinjitoze ju kerkojme te terhiqni kanditaturen tuaj per deputet ne qarkun e Vlores me renditjen i gjashti ne kete liste, jo korrekte nga Partia Demokratike dhe kryetarit te saj z. Basha.

Kryesia jone duke analizuar dhe pare listen e kandidateve per deputet ne qarkun Vlore nuk mund te pranoje renditjen e saj pas PBDNJ-se dhe z. Tahiri.

Duke ju referuar rezultateve ne qarkun e Vlores partia Republikane e Mediut ka 1100 vota ne vitin 2013 ndersa ne kemi 3400 vota me gjithe vjedhjen e votave qe na i bene komisioneret dhe numeruesit e partise demokrarike sa na vodhen edhe mandatin e deputetit ne vitin 2013.

Jemi te pavleresuar nga z. Basha dhe nuk lejojme askend te na marre neperkembe dinjitetin tone aq me keq te Partise Balli Kombetar qe e kemi lare me gjak te paster nacionalistesh.

Ndihemi te diskriminuar prej tij dhe Partise Demokratike. Besnikeria dhe fisnikeria, kontributi yne nuk u vleresua historikisht per keto 27 vite fale kjo edhe frrymes se bashkpunimit qe ne kemi dhene pa hile ne te mire te shqiperise dhe shqiptareve.

Ju kujtojme se partia e Ballit Kombetar eshte vlere kombetare dhe kurresesi ajo nuk mund te neperkembet.

Kerkojme identitetin tone para Shqiperise dhe shqiptareve, nuk perlyhemi dhe as shitemi. Do ishte ne nderin e Ballit Komebtar z. Alimadhi qe te terhiqni emrin nga lista e turpit te z. Basha.

Me respekt Dega e partise Balli Kombetar Vlore

Ne emrin e kryesise

Kryetar Ridvan Mersinaj

Presim reflektimin dhe qendrimin tuaj!

Please follow and like us: