Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Llapaj: MOS U BËNI TRADHTORË….

Faktikisht ndihma më e madhe që po i jepet Edi Ramës në këtë kohë janë deklaratat e zyrtarëve të PD-së të mbetur jashtë listave.
Nuk po diskutoj listat sepse si çdo gjë tjetër edhe ato janë relative dhe të diskutueshme, por deklaratat për shkarkim të kryetarit të PD-së tani ngjajnë më shumë si një puç ndaj saj sesa “çështje parimore” apo “dhimbje” për partinë që “sakrifikuan” jetën dhe karrierën.
Çka bëri Basha më shumë sesa Sali Berisha? Nuk mblodhi kryesinë për listat? Ju jeni më se të bindur që mbledhjet e Berishës ishin formale, si qoka, sepse do aprovohej ajo që donte kryetari, pra Basha thjesht shmangu një formalitet.
Sa e ngritët zërin Ju kur nga PD-ja janë larguar personalitete me më shumë peshë vetëm sepse nuk ishin dakort me Kryetarin?
Pse nuk e kundërshtuat asnjëherë marrëveshjen Berisha-Rama për sistemin elektoral aktual që i jep kryetarit pushtet absolut?
Sa herë keni denoncuar ju publikisht paaftësinë dhe korrupsionin në administratën e PD-së kur ishte në pushtet?
Pse e pranuat Ju marrëveshjen Berisha-Meta? Për hir të pushtetit.
Etj, Etj…
PD-ja do të shndërrohet në parti moderne kur të heqë dorë nga “ikonizimi” i saj.
Që PD-ja të përballojë PS-në në këto zgjedhje nuk duhet të merret me veten,
por të bëjë atë që socialistët e kanë parim: nuk e tradhëtojnë partinë, edhe pse mund të mos ta duan kryetarin, votojnë partinë.
Lulzim Basha do ketë sukses në qoftëse do të ketë në programin elektoral frymën e 90 ditëve rezistencë dhe do të premtojë ndreqjen e shumë shtrëmbërimeve.
Suksese!
“As për mua, as për ty, Po për gjithë Shqipëri!”
Sinqerisht,

Bujar Llapaj

Please follow and like us: