Albspirit

Media/News/Publishing

Dorëhiqet një tjetër kandidat i PD, pjesë e listës fituese në Shkodër

Një tjetër kandidat i PD për deputet është dorëhequr nga gara. Bëhet fjalë për Helidon Bushatin, i renditur i 4-ti në listën e qarkut Shkodër, një pozicion ky që do ta rendiste atë fitues.

Ai thotë se e mori këtë vendim nisur nga rrethanat specifike, veprim që sipas Bushatit i shërben maksimalizimit të votave për PD.

Deklarata e Helidon Bushatit:

Të dashur miq

Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.

Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim.

FITORE!

Please follow and like us: