Kërkohet shkarkimi i Bashës, flet për herë të parë Genc Pollo
Shpërthimin e zërave kritike brenda PD-së që kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës, deputeti demokrat Genc Pollo i cilëson patetike, dhe se kjo situata po krijohet jashtë vendit dhe kohës së duhur.
Kujtojmë që pas publikimit të listave të PD, shumë ikona të kësaj partie u lanë jashtë. Kjo zgjidhje e Bashës ka sjellë pakënaqësi dhe ka krijuar trazira brenda partisë.
Shumë prej tyre nuk i kanë kursyer dhe reagimet e ashpra publike kundrejt kreut të PD-së.
Ndër emrat më të përfolur që janë lënë jashtë kësaj partie për zgjedhjet e 25 qershorit janë: Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Eduard Selami, Astrit Patozi, Arben Imami etj.
Jozefina Topalli dhe Arben Imami sot kërkuan para mediave mbledhjen e forumeve të Partisë Demokratike, me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës, duke e bërë këtë të fundit përgjegjës prej ecurinë e dobët të partisë këto 4 vite opozitë.