Albspirit

Media/News/Publishing

Një lamtumirë si rrallëkush më parë, Toti bën të qajë i gjithë stadiumi (VIDEO)

Françesko Toti i ka dhënë sot lamtumirën Romës dhe tifozerisë së kësaj skuadre fanellën e të cilës nuk do ta veshë më dhe që e ktheu në “flamurin” e fundit të futbollit italian. Por lamtumira e tij në “Olimpiko” nuk ka qenë si e të gjithë legjendave të tjera dhe do të jetë e paharrueshme për publikun e Romës dhe atë italian.

Toti ka qenë shumë i mallëngjyer, duke u përlotur gjatë ceremonisë në fund të ndeshjes, të organizuar enkas për të. Presidenti Palota i dorëzoi atij një fanellë të vendosur në kornizë, për të treguar vlerësimin që ka klubi për të, ndërsa edhe futbollistët me të cilët ai ka luajtur për shumë vite si De Rosi apo Florenzi mbanin lotët me vështirësi.

Më pas, lojtari i emocionuar bëri xhiron e fundit të pistës para tifozëve që e kishin për shumë vite idhull, ndërsa pjesa më e madhe e tyre thërrisnin të përlotur emrin e legjendës së futbollit italian.

 

https://vid.me/Z6bY

Please follow and like us: