Parisi: Kritikat e Trump, përpjekje për mbrojtjen evropiane
Ministrja e re franceze e Mbrojtjes, Sylvie Goulard theksoi sot se fjalimi pak delikat i presidentit amerikan, Donald Trump duke nxitur evropianët të kontribuojnë më shumë për buxhetin e NATO-s ishte një përpjekje për përmirësuar mbrojtjen evropiane.
“Mesazhi, që u thotë evropianëve se duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, nuk është shumë larg nga ajo që Franca ka provuar të bëjë që prej disa vitesh, që do të thotë përpjekja për të patur një zhvillim me një kapacitet autonom, por që mbështetet në kapacitetet evropiane”, theksoi ajo në një konferencë shtypi.
“Në momentin kur ne kërkojmë të bëjmë hapa për mbrojtjen e Evropës, kjo është një përpjekje”, shtoi Sylvie Goulard, e cila do të shkojë të enjten në Berlin për të takuar homologen gjermane Ursula von der Leyden.
“Në të njëjtën kohë, perceptimi i përbashkët për një dobësi tjetër, para valës së atentateve që kanë goditur Evropën, mund të kontribuojë në një avancim të përbashkët për çështjet e mbrojtjes”, shtoi ministrja.
Trump dënoi gjatë samitit të NATO-s në Bruksel vendet anëtare të Aleancës që nuk respektojnë angazhimet e tyre financiare dhe duhet të japin më shumë para.