Putin: Sanksionet kundër Rusisë nuk kontribuojnë në zgjidhjen e krizës në Ukrainë
Sanksionet kundër Rusisë nuk kontribuojnë në asnjë rast në zgjidhjen e krizës ukrainase, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin francez, Emmanuel Macron në kështjellën e Versajës.
“Ju keni pyetur se si sanksionet kundër Rusisë mund të ndihmojnë për zgjidhjen e krizës në lindje të Ukrainës? Dhe ja përgjigjja, në asnjë rast!”, deklaroi Putin.
Macron theksoi nga ana e tij se do të ketë një diskutim në formatin Normandi (Rusi, Gjermani, Francë dhe Ukrainë) në ditët apo javët e ardhshme për të shmangur tensionet.
Please follow and like us: